-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali në homazhet për babain e Thaçit: Shembulli se si një njeri i thjesht, mund të bëhet atdhetar i madh

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali mori pjesë në homazhet që po zhvillohen për ndarjen nga jeta të babait të ish presidenti të Kosovës Hashim Thaçit.

Spiropali shprehet se burgosjes politike të Hashim Thaçit iu bahskua edhe një padrejtësi njëerëzore dhe morale pasi nuk mund të marrë pjesë në varrosjen e babait të tij. Ajo nënvizoi se Haxhi Thaçi ishte shembulli se si një njeri i thjeshtë mund të bëhet një atdhetar i madh.

“Shumë i nderuar dhe shumë i dashur Hashim që na mungon në këtë përcjellje të babait tënd sepse padrejtësitë politike të burgosjes tënde dhe të luftëtarëve të tjerë sot ju shtua edhe një padrejtësi njerëzore e morale. Haxhi Thaçi është shembulli se si një njeri i thjeshtë mund të bëhet një atdhetar i madh. Faleminderit burrit dhe patriotit Haxhi Thaçi që na dha Hashim Thaçin udhëheqësin politikë të UÇK lufta e së cilës me mbështetjen e popullit të vet të SHBA dhe NATO e ka bërë Kosovën një shtet të lirë dhe të pavarur. Hashim Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të UÇK janë sot në 7 penxheret në Hagë si viktima të një drejtësie që po bëhet çdo ditë edhe më tepër një iluzion. Në vend të Hashimit kemi ardhur ne të përcjellim, të qoftë i lehtë dhe'” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit