-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrim, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar

Kryesoret

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi, nga Gjykata Speciale.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji theksoi se arrestimi dhe trajtimi i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është një padrejtësi jo vetëm ndaj individëve, por edhe ndaj Kosovës si shtet.

Postimi i Ervin Salianjit:

Prej çlirimit të Kosovës shume perpjekje jane bërë për të goditur lavdinë e UÇK.

E gjitha ka qënë e kotë.

Çdo ditë në liri, ka treguar se lufta e UÇK ka qënë e drejtë.

Çdo sukses i Kosovës, me ecjen drejt integrimit, me konsolidimin e shtetit, i jep kredite e lavdi luftëtarëve.

Arrestimi i drejtuesve të UÇK 🇦🇱 është njē nder aktet qe kosovaret ja njohin vulen qe do te njollosë luften e tyre per liri. Po aq sa sjellja e sotme ndaj Hashim Thaçit, qe i refuzohet e drejta per te marre pjese ne ceremonine e varrimit te babës eshte brutale arbitrate e shkelje ne liri e te drejtave te njeriut.

Eshte sa injorim i ligjit nderkombetar dhe shkelje e kodit zakonor.

Asnjē gjykate me çfarëdo statusi special, nuk mund të jetë mbi vlerat humane, mbi llogjiken njerëzore.

Kjo ështē një padrejtësi ndaj Kosovës, jo thjesht ndaj një themeluesi, luftëtari.

Kosova ka një menyrë për ta çuar në vend këtë padrejtësi. Duke shenuar arritje të reja nē zhvillim, nē integrim, nē respektimin e të drejtave të njeriit, në sundimin e ligjit.

Ndersa babait të ndjerë të Hashimit jam i bindur që nuk do t’i mungojnë nderimet e respekti siç e ka nē traditë shqiptari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit