Tragjedia në diskotekën e Koçanit, ku humbën jetën 59 persona, ka çuar në arrestimin e 18 individëve dhe ndalimin e 16 të tjerëve.
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, njoftoi se janë intervistuar gjithsej 71 persona, ndërsa 14 prej tyre janë dënuar me paraburgim. Ndërkohë, ndalimet janë bërë për dyshime për vepra të rënda kundër sigurisë dhe operim jo të rregullt.
Po ashtu, u tha se dokumentet për vënien në funksion të diskotekës janë përpiluar kundërligjshëm.
“Ka baza që shkojnë në atë se dokumentet thelbësore janë përpiluar në mënyrë të kundërligjshme, paushall, pa konstatuar gjendjen faktike, të cilat kanë qenë parakusht në procedurën e mëtutjeshme për vënien në funksion të kabaresë në fjalë”, tha Toshkovski.