Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të shpejtë të autoriteteve.
Flakët janë përhapur shpejt për shkak të erës së fortë, dhe për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit, është kërkuar ndihmë nga bashkitë e tjera, si Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës. Këto bashki kanë dërguar forca zjarrfikëse shtesë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
Aktualisht, ekipet zjarrfikëse janë në terren duke punuar për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth.