Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka dhënë një paralajmërim alarmant për ndryshimet klimatike.
Raporti i fundit tregon se Toka ka kaluar në një fazë kritike, duke tejkaluar kufirin e përqendrimit të dioksidit të karbonit dhe duke vendosur një rekord të ri për vitin më të ngrohtë të regjistruar, me temperaturat që janë 1,55°C më të larta se ato të periudhës para-industriale. Ky ka qenë një fenomen që ka vazhduar për dhjetë vjet radhazi.
WMO paralajmëron se këto ndryshime do të sjellin pasoja të pakthyeshme për shekuj apo edhe mijëvjeçarë, me katastrofa natyrore, si përshkallëzimi i shkrirjes së akullnajave dhe përmbytje të mëdha.
Po ashtu, kjo do të sjellë përçarje ekonomike dhe sociale për shkak të kushteve ekstreme të motit.