Gjermania ka propozuar Ministren e Jashtme në largim, Annalena Baerbock, për postin e presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Baerbock pritet të largohet nga ministria, pasi të Gjelbrit do të dalin nga qeveria dhe Friedrich Merz do të marrë rolin e kancelarit në koalicion me Social Demokratët.
Posti i presidentit ka një ndikim të kufizuar ndërkombëtarisht dhe kryesisht përfaqëson vendet anëtare të OKB-së në takimet e krerëve të shteteve dhe qeverive.
Baerbock, e njohur për rolin e saj të rëndësishëm në diplomacinë gjermane, ka qenë gjithashtu kandidatja e Partisë Gjermane të Gjelbër për kancelar në vitin 2021.