-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryepeshkopi i Thiatires dhe Britanisë së Madhe uron Fortlumturinë Joani: Kisha në Shqipëri do vazhdojë të lulëzojë

Kryesoret

Kryepeshkopi i Thiatires dhe Britanisë së Madhe Nikita, njëkohësisht edhe kreytari i Konferencës së Kishave Evropiane ka dërguar një mesazn urimi për Imzot Joanin.

Kryepeshkopi Nikita në letër shprehet se nën udhëheqjen e Imzot Joanit Kisha në Shqipëri do të vazhdojë që të lulëzojë, duke u rritur në unitet, forcë dhe dashuri për Krishtin dhe njëri-tjetrin.

Gjithashtu uron që mes anë të bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët, KEK dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vazhdojnë të ndërtojnë ura besimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis të krishterëve.

“Marrim pjesë në gëzimin tuaj ndërsa merrni përsipër këtë përgjegjësi të shenjtë dhe lutemi për bekimet e bollshme të Zotit në shërbesën tuaj. Jemi të sigurt se nën udhëheqjen tuaj, Kisha në Shqipëri do të vazhdojë të lulëzojë, duke u rritur në unitet, forcë dhe dashuri për Krishtin dhe për njëri-tjetrin. Udhëheqja juaj do të jetë një aset i paçmuar jo vetëm për Kishën Ortodokse, por edhe për lëvizjen më të gjerë ekumenike.
Besojmë se, përmes bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët, KEK dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojnë të ndërtojnë ura besimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis të krishterëve. Zoti ju dhëntë urtësi, durim dhe forcë ndërsa udhëhiqni besimtarët në Shqipëri dhe më gjerë”, shkruhet në letër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit