11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri Hasani vizitë në Londër, ja diskutimet me Sekretarin e Jashtëm

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Londër, ku u takua me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy, dhe Ministrin e Shtetit për Evropën, Amerikën e Veriut dhe Territoret e Jashtme, Stephen Doughty.

Në këtë takim, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, shkëmbimet parlamentare, mbështetje të vazhdueshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Po ashtu, diskutuam për rritjen e bashkëpunimit në funksion të sigurisë rajonale, rikonfirmuam angazhimin e përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin shumëpalësh në organizatat ndërkombëtare, si dhe inkurajuam shtimin e investimeve britanike në Shqipëri në sektorë kyç dhe me interes të ndërsjellë.”, shprehet Ministri Hasani.

Ministri Hasani shprehu rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit për sigurinë rajonale dhe inkurajoi shtimin e investimeve britanike në Shqipëri, në sektorë kyç dhe me interes të ndërsjellë.

Ministri Hasani nënvizoi: “Takimi ishte një mundësi e mirë për të theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në funksion të stabilitetit në rajon dhe mbështetjes së proceseve të vazhdueshme të integrimit në BE. Këto përpjekje janë thelbësore jo vetëm për të siguruar prosperitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në Ballkan, por gjithashtu ndihmojnë edhe për stabilitet më të gjerë në të gjithë Evropën”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit