Aksidenti tragjik që ndodhi në Fushë Prezë, ku katër të rinj humbën jetën pas përplasjes së makinës me një betonier, ka tronditur opinionin publik. Viktimat janë Enejd Laçi, 25 vjeç, Erild Laçi, 20 vjeç, Andi Laçi, 22 vjeç, dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç.
Shoqja e Enejdit dhe Erildit ka reaguar emocionuar në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tyre. Ajo i quan ata si vëllezër dhe shpreh se Enejd ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm.
“Nuk dua ta besoj që ti nuk je më Enejd. Na ke thyer zemrën vëlla. Ndoshta jo vëlla nga gjaku por vëlla nga zemra.
Nuk besoj se do ketë njeri më të mirë se ti edhe tani e besoj që zoti merr vetëm njerëz të mirë.
Do më marri malli shumë vëlla, qofsh mirë me zotin Enejd dhe Erlind. Ngushëllime familjes për këtë humbje.”-shkruan shoqja e tyre.