-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjimshiti para ndeshjes me Anglinë: Do japim gjithçka në fushë

Kryesoret

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka deklaruar se atmosfera në ekip është shumë e mirë para ndeshjes ndaj Anglisë.

Gjatë konferencës për shtyp, ai tha se çdo lojtar do të japë gjithçka në fushë për të arritur rezultate pozitive.

“Besoj që një atmosferë shumë të mirë, frymë e re, se ka disa lojtarë që janë talente dhe e përmirësojnë ekipin, kanë dhënë gjithçka në stërvitje për të arritur diçka që se kanë bërë kurrë. Unë të them të drejtën, ëndrrat thonë që nuk janë të mundura, por disa dhe realizohen. Nuk jam nga ai tipi që fshihet që të thotë që jemi kombëtare më e vogël se Anglia, dhe do provojmë mundësitë dhe pse jo të japësh gjithçka në fushë dhe pse jo ta arrijmë atë. Forca e tyre dihet, nuk do të flasim për lojtarë individualisht i shikojmë çdo fundjavë në tv, jemi përgatitur mirë, trajneri na ka mësuar të japim gjithçka në fushë. Kanë qenë pak ditë për tu përgatitur por e kemi bërë mjaft mirë. Nuk duhet të flasim individualisht, ekipi ka punë të vështirë, jo vetëm Gjimshiti por çdokush që do të luajë, do të jenë duele skuadrash, nëse përballohemi sa më mirë do ta kenë të vështirë.

Ne jemi të përgatitur për këtë, pavarësisht se Anglia është një skuadër e fortë. Bellingam është fantastik, shumë rrallë ka lojtarë si ai apo dhe të tjerë, është nga më të mirët në botë, mund të arrijë dhe kulmin që të bëhet më i mirë për aq sa unë kam parë në ato dy ndeshje. Unë besoj që Anglia jo vetëm kundër nesh por edhe të tjerash është favorite, kështu nuk duhet të flasim për këtë. Nuk do të na nënvlerësojnë pasi kemi bërë gjëra të mira në Kombëtare, në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë.

Ne kemi bërë një Europian të mirë edhe pse nuk arritëm përpara se patëm kundërshtarë të fortë, duhet të kemi përqëndrim 100% se për pak minuta kemi marrë dy gola rrjesht, duhet të jemi të përqëndruar se mund tët bëjnë dëm shumë shpejt dhe shkon shumë shpejt në këto nivele. Unë besoj që është herët të flasim për shance, por me kalimin e kohësh dhe pas 4 ndeshjesh mund ta vlerësojmë më mirë, për ne është e rëndësishme të japim gjithçka në fushë dhe mund të jetë diçka e rëndësishme, do të shihet qëllimi ynë”, deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit