Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen ndaj deputetit socialist Plarent Ndreca, i cili akuzohet nga SPAK për abuzim me detyrën gjatë kohës që ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, në lidhje me tenderimet për rikonstruksionin e komisariateve.
Në dosje janë të pandehur edhe 15 persona të tjerë, kryesisht zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Komisionit të Ofertave. Çështja është hetuar nga SPAK që nga viti 2021 dhe kërkesa për seancën paraprake është depozituar në 25 nëntor 2024.
Të pandehurit në këtë çështje janë:
Plarent Ndreca
Denisa Skënderaj
Blendi Kovi
Lira Kolasi
Ferdinand Tarazhi
Grida Isufi
Jonarda Qurku
Lindita Mukaj
Silva Dauti
Denisa Klosi
Julia Hysa
Elora Kokalari
Aida Shehi
Klejdi Meço
Emiliano Mehmeti
Erand Rroboçi
Akuza kryesore është shkelja e barazisë në tenderë. Gjyqtarja Elsa Ulliri ka pranuar kërkesën e SPAK për kalimin e çështjes në gjykim.