-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Aeroportin e Kukësit

Kryesoret

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik për vetëprodhimin e energjisë elektrike, në territorin e Aeroportit të Kukësit. Ky impiant, me kapacitet të instaluar prej 12 MW, do të ndërtohet nga shoqëria “Global Technical Mechanics” sh.p.k.

Në vendim, përmendet se do të realizohet një kontratë koncesioni/partneritet publik-privat ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe shoqërive të përfshira, përfshirë shoqërinë koncesionare “Kukës International Airport” sh.p.k. Ky projekt është pjesë e iniciativës për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Aeroportit të Kukësit.

Ky projekt përqendrohet në zhvillimin e energjisë fotovoltaike dhe pritet të ndihmojë në mbështetje të qëndrueshmërisë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit