Silvana Osmani (42 vjeçe) dhe Luljeta Doda (39 vjeçe) janë arrestuar në flagrancë nga policia e Sarandës, pas një operacioni të koduar “Silent Watch”. Ato akuzohen për shfrytëzimin e një vajze të mitur për prostitucion.
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Luftfije Celami, ka miratuar masën “Arrest në burg” për të dyja, e cila u dha nga Gjykata e Sarandës më 26 shkurt 2025.
Hetimi ka zgjatur dy muaj dhe është realizuar me metoda proaktive për zbardhjen e rastit.