Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është emëruar Këshilltarja e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi në byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit. Ky post është i ri dhe është krijuar së fundmi, ndoshta si frymëzim nga Departamenti i Efiçencës, i drejtuar nga CEO i Tesla, Elon Musk.
DASH ka konfirmuar detyrën e saj të re, duke sqaruar se Kim ka pasur një karrierë të suksesshme diplomatike, duke shërbyer në pozita të rëndësishme në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ka qenë ambasadore e SHBA në Shqipëri nga viti 2020 deri në 2023, dhe ka mbajtur gjithashtu pozita të rëndësishme në menaxhimin e marrëdhënieve të SHBA-së me rajone të ndryshme, përfshirë Turqinë, Greqinë dhe Qipron.