Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë ka vazhduar me pjesën e dytë, dhe trajneri Silvinjo ka vendosur të mos bëjë ndryshime në formacionin e ekipit të tij. Anglia mban ende avantazhin 1-0, të shënuar nga Lewis-Skelly në minutën e 19-të të pjesës së parë.
Shqipëria përpiqet të mbajë pozitat dhe të gjejë mundësitë për të shpërthyer kundër-angazhime, por deri tani ka pasur vështirësi në sulm përballë dominimit të Anglisë.