Qeveria e Turqisë ka paralajmëruar partinë kryesore opozitare kundër thirrjeve për protestë në rrugë në lidhje me arrestimin e krybashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu.
Në dy ditët e fundit kanë protestuar mijëra qytetarë dhe Ministri i Brendshëm i Turqisë Ali Yerlikaya tha se 43 njerëz janë arrestuar dhe 16 oficerë policie janë lënduar.
Ai dhe ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc, i kritikuan thirrjet për veprim nga lideri i CHP-së, Özgür Özel, duke i quajtur “të papërgjegjshme”.
“Grumbullimi dhe marshimi në protestë janë të drejta themelore. Por thirrja për të dalë në rrugë për një hetim të vazhdueshëm ligjor është e paligjshme dhe e papranueshme”, tha Tunc në X të premten.
Tunc tha se gjykata është vendi për t’iu përgjigjur çdo procesi ligjor dhe bëri thirrje për qetësi, duke shtuar se “gjyqësori i pavarur dhe i paanshëm” po vlerëson çështjen.