Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi, ku dy sikatorë italianë kanë humbur jetën pasi u goditën nga një ortek bore.
Ngjarja ka ndodhur në Karsavagge në kufi me Norvegjinë, ku një grup prej 5 skiatorësh italianë kishin shkuar me helikopter për të ushtruar sportin e tyre. Grupi drejtohej nga një udhërrëfyes malor i certifikuar ndërkombëtarisht.
Mediat suedeze raportojnë që “Udhërrëfyesi malor dhe dy skiatorë u përfshinë nga një ortek. Dy italianët u varrosën nën dëborë, ndërsa udhërrëfyesi mbeti në sipërfaqe”.