Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar ankimimin e Altin Goxhajt, kryetar i Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë, i cili kërkonte që të gjitha gërmat në fletën e votimit të ishin kapitale dhe mbiemrat të ishin me bold.
KAS ka vendosur me shumicë votash të lërë në fuqi vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve, që miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit 2025. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe mund të ankimohet.