Ministrja e Islandës e Çështjeve për fëmijët, Ásthildur Lóa Thórsdóttir, ka dhënë dorëheqjen. Disa kohë më parë u raportua se ajo kishte pasur një lidhje kur ishte 22 vjeçe me një djalë gjashtëmbëdhjetë vjeçar të cilin e kishte mentoruar në një grup fetar. Më pas ata patën një fëmijë së bashku një vit më vonë.
Ajo në një intervistë për mediat islandeze tha se kishte filluar një lidhje kur djali ishte 15 vjeç dhe në atë kohë ishte një këshilltare 22-vjeçare në një grup fetar ku ai mori pjesë. Më pas ajo ka treguar që fëmijën e saj e lindi kur ajo ishte 23 vjeçe dhe djali ishte 16.
“Kanë kaluar 36 vjet, shumë gjëra ndryshojnë në atë kohë dhe unë patjetër do t’i kisha trajtuar këto çështje ndryshe sot”, tha Ásthildur Lóa Thórsdóttir.
Ajo tha se ky ishte një gabim në të kaluarën në rinë e saj dhe nuk dëshiron që kjo të lërë në hije çështjet që po punohen në ministri dhe nga qeveria. Gjithashtu ajo ka thënë se ishte një çështje serioze dhe personale, si dhe nuk do të komentojë më për detajet.
“Kjo është një çështje shumë personale [dhe] nga respekti për personin në fjalë, unë nuk do të komentoj për detajet”, tha ajo.