-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu shkarkon shefin e sigurimit të Izraelit

Kryesoret

Kryeminsitri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka shkarkuar kreun e shërbimit të sigurisë së vendit për dështimin e tij për të parashikuar sulmin e 7 tetorit 2023 nga Hamasi.

Kabineti izraelit u takua të enjten në mbrëmje për të miratuar zyrtarisht shkarkimin e parakohshëm të Ronen Bar, i cili u emërua në tetor 2021 për një mandat 5-vjeçar si shefi i Shin Bet.

Netanyahu e njoftoi shkarkimin e Ronen Bar në një deklaratë vido të dielën, duke përmendur një “mosbesim të vazhdueshëm” midisa dy burrave që ai tha se ishte “rritur me kalimin e kohës”.

Është hera e parë në historinë e Izraelit që një qeveri shkarkon liderin e Shin Bet.

Një letër dërguar nga Netanyahu anëtarëve të qeverisë së tij përpara takimit i referohej një “humbjeje të vazhdueshme të besimit profesional dhe personal” midis kryeministrit dhe z. Bar dhe propozoi përfundimin e mandatit të tij më 20 prill.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit