13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tifozat Kuq e Zi ‘shkelin’ të parët në Wembley, pavarësisht përplasjes me FSHF-në

Kryesoret

Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë ka filluar, por tifozët shqiptarë kanë arritur të shkelin të parët në stadiumin “Wembley”. Kjo ka ndodhur pavarësisht përplasjes së mëparshme me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), e cila i kishte përjashtuar nga mundësia për të marrë bileta për ndeshjen.

Grupimet e tifozëve si Tifozat Kuq e Zi dhe Illyrian Elite kishin akuzuar FSHF-në se nuk u kishin dhënë biletat e nevojshme për të organizuar mbështetje të strukturuar në tribuna. Sipas tyre, ky veprim ka dobësuar mbështetjen për kombëtaren në stadium. Sidoqoftë, pas njoftimit të FSHF-së që të gjitha biletat do të ishin të disponueshme online dhe pa marrëveshje paraprake me grupet, tifozët shqiptarë kanë arritur të hyjnë në stadium dhe tani po përgatisin dekorin e tyre.

Tifozët janë përpjekur të mbështesin kombëtaren edhe pas kësaj mosmarrëveshjeje, dhe tashmë janë të pranishëm në Wembley për të ofruar mbështetje të fuqishme për Shqipërinë në këtë ndeshje të rëndësishme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit