Xhelal Mziu, drejtues i PD për qarkun e Dibrës, ka prezantuar kandidatët për deputetë të koalicionit “Për Shqipërinë Madhështore” në Peshkopi.
Ai theksoi se kandidatët janë të besueshëm dhe me integritet, dhe do të jenë zëri i të djathtëve dhe të majtëve. Mziu renditi disa nga sfidat e qytetarëve të Dibrës, përfshirë mungesën e ujit dhe problemet me shëndetësinë, dhe ftoi qytetarët të votojnë numrin 1 për një qeverisje të përgjegjshme.
Postimi i Xhelal Mziut
Takim me grupseksionin e Peshkopisë, ku prezantuam ekipin e kandidatëve për deputetë.
Jemi krenarë dhe ecim përpara me besim, duke iu drejtuar demokratëve, votuesve të lëkundur dhe atyre të majtëve të ndershëm.
Këta kandidatë me integritet do të jenë zëri i të gjithë dibranëve, pa përjashtim – të djathtë e të majtë – pasi Dibra sot është e papërfaqësuar në listën e “Rilindjes”.
Qytetarët e shohin dhe ecin çdo ditë mbi një bulevard korrupsioni, që po ndërtohet për herë të dytë brenda 6 viteve, sepse paratë publike u përdorën për të blerë vota.
Qytetarët vuajnë shpopullimin.
Qytetarët vuajnë mungesën e ujit, vetëm 1 orë në ditë, si në verë ashtu edhe në dimër dhe pse janë shenzuar dhjetra milionë euro..
Qytetarët e shohin me sytë e tyre falimentimin e biznesit.
Qytetarët e shohin me sytë e tyre degradimin e arsimit.
Qytetarët janë përballur me dyert e mbyllura të një sistemi shëndetësor që pretendohet “falas” nga Rilindja.
Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit, përballë mungesës së shërbimeve nga Bashkia, e mbushur me patronazhistë injorantë.
Ne do të fitojmë!
Votoni nr.1 PD-ASHM, për një qeverisje të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarëve!