Artistja Zaimina Vasjari ka festë në familjen e saj pasi djali ka ditëlindjen. Zaimina ia ka vendosur emrin Kamar që vjen nga fjala “qamar” që në arabisht do të thotë “hënë”.
Djali i saj mbush 3 vjeç dhe Zaimina me anë të një postimi në rrjetin e saj social i ka bërë një dedikim të veçantë.
“Për djalin tim të mrekullueshëm, Gëzuar Ditëlindjen e 3-të! Je drita më e ndritshme në botën tonë dhe çdo ditë me ty është një bekim. Të uroj dashuri të pafund, përqafime të ngrohta dhe ditën më të lumtur që mund të imagjinohet”, shkroi ajo karshi një fotoje të birit të saj. Urime edhe nga ne!”, shkruan Zaimina.