Një zjarr shpërtheu pasditen e sotme në një apartament në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, i shkaktuar nga një defekt në kondicioner.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Pasi ka rënë zjarr, energjia elektrike në zonë u ndërpre për arsye sigurie, dhe zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi për të vënë situatën nën kontroll.
Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e shkaqeve të plota të incidentit.