Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, ka komentuar për të ardhmen e tij tek skuadra pas fitores ndaj Anglisë në Wembley.
Ai shprehu se është një tifoz i Interit dhe për momentin fokusohet vetëm në mbylljen e këtij sezoni, pa bërë premtime për të ardhmen. Asllani ka pasur më shumë mundësi këtë sezon pas lëndimeve të Calhanoglu, por është përballur edhe me kritika nga tifozët.
Ai komentoi edhe për mundësinë e fitimit të tripletës këtë sezon, duke shpresuar për një mbyllje të suksesshme të sezonit.
“Jam vërshëllyer, po është e vërtetë, por besoj se tifozët kanë pasur arsyet e tyre pse e kanë bërë, mbase kanë pasur të drejtë, nuk kam luajtur mirë. Mendoj gjithashtu se pas Superkupës tifozët u treguan agresivë me mua, nuk besoj se e meritoja një trajtim të tillë”.
“Shpresojmë t’i bëjmë një mbyllje të mirë këtij sezoni, janë muaj të rëndësishëm pasi jemi në garë në çdo front, do të përpiqemi të bëjmë maksimumin”, theksoi Asllani në një intervistë për Sportmediaset.