Haxhi Dede Edmond Ibrahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve në ditën e Sulltan Nevruzit ka uruar mirësi për të gjithë besimtarët.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve ka bërë thirrje besimtarëve që të luten për paqe e mirësi.
“Ta duam më shumë njërit tjetrin, Të jemi falënderues ndaj Zotit për të gjitha të mirat. Të ndjejmë njëri-tjetrin sa më afër. Zoti na do të bashkuar. Kjo jetë është dhënë nga Zoti dhe duhet të kujdesemi për të”, ka thënë ai.