14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Marrëveshja Kosovë-Kroaci-Shqipëri nuk është kundër Beogradit

Kryesoret

Jamie Shea, ish-zëdhënësi i NATO-s, komentoi marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se kjo marrëveshje nuk është e drejtuar kundër Beogradit, por synon rritjen e bashkëpunimit ndërmjet shteteve të përfshira.

Ai vuri në dukje se është inkurajuese që vendet e rajonit janë duke marrë përgjegjësi më të mëdha për sigurinë e tyre dhe po ndihmojnë njëra-tjetrën.

“Të tre vendet e kanë bërë të qartë se marrëveshja e tyre e mbrojtjes nuk është e drejtuar kundër Beogradit, por është krijuar për të rritur bashkëpunimin mes tyre. Është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t’iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe. Është inkurajuese që vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe e bëjnë këtë duke ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Shea për RTK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit