Platforma X ka pezulluar dhjetëra llogari të opozitës turke, ndërsa protestat për arrestimin e Ekrem Imamoglu vazhdojnë.
Shumica e llogarive të pezulluara ishin të studentëve dhe aktivistëve që organizuan apo morën pjesë në protesta, duke ndarë informacione rreth takimeve dhe aktiviteteve. Aktivistët kanë theksuar se llogaritë janë bllokuar vetëm brenda Turqisë.
Ministri i Brendshëm turk njoftoi gjithashtu se janë identifikuar 326 llogari që “ngjallnin urrejtje” dhe janë bërë 343 arrestime gjatë protestave, që përfshinë qytete si Stamboll, Ankarë dhe Izmir.