13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Imamoglu nga burgu: Kombi do t’i japë një shuplakë të paharruar Erdoganit

Kryesoret

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili është lënë në burg nën akuzë për korrupsion, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka folur për zgjedhjet paraprake, ku theksoi një pjesëmarrje rekord, duke shtuar se populli turk do t’i japë një “shuplakë të paharruar” qeverisë së Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Postimi:

Dëshiroj të ndaj me ju një lajm nga burgu i Silivrit që më gëzon shumë.

Pati një nivel rekord të pjesëmarrjes në zgjedhjet paraprake presidenciale të Partisë sonë Republikane Popullore.

15 milionë qytetarë tanë votuan. Dhjetëra miliona njerëz në këtë vend, të cilët po vuajnë nga shtypja e qeverisë, nga ekonomia e rrënuar, nga paaftësia dhe paligjshmëria, u vërsulën drejt kutive të votimit.

Ato i thanë Erdoganit: “Mjaft është mjaft”.

U dërgoj përshëndetjet e mia miliona njerëzve që bërtasin sonte në Saraçhane dhe në sheshet e vendit tim.

Ajo kuti do të vijë, kombi do t’i japë kësaj qeverie një shuplakë të paharruar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit