Shpërthen tritoli në Krujë.
Rreth orës 03:20 të ditës së sotme në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga Elton Kani 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.