Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi ka mbajtur këtë të dielë meshën e parë si kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, në Katedralen e Korçës ”Ngjallja e Krishtit”.
Me pjesëmarrje të madhe të besimtarëve ortodoksë, por edhe krerëve të Mitropolive të tjera të vendit, Im Zot Joani meshoi liturgjinë e shenjtë të së dielës së tretë të kreshmës së madhe.
“Zoti thotë të mohojmë veten. Kur Zoti thotë të mohojmë veten, atë pseudo vete, atë vete që krijohet tek vetja jonë nga pasionet, krenaritë, zilirat, gjithçka që e transformon në të keq.
Gjithçka që kemi ne, vetja jonë e vërtet është thellë brenda nesh, edhe duke mohuar, pseudoveten ne do zbulojmë veten tonë, dhe do zbulojmë veten tonë të vërtet.
Edhe duke zbuluar atë kemi zbuluar perëndinë, edhe perëndia do t’i jap botës tonë gëzim të jashtëzakonshëm. E ndriçim shumë të madh. Ne sot jetojmë në një errësirë shpirtërore” tha ai.