13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trajneri i Andorrës: Shqipëria ka detyrim të fitojë, ka shumë cilësi

Kryesoret

Koldo Alvarez, trajneri i Andorrës, ka deklaruar në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë se për kuqezinjtë është detyrim të fitojnë në sfidën e nesërme.

Ai e ka cilësuar ndeshjen si të komplikuar, duke theksuar cilësitë e ekipit shqiptar, që dominon në mbajtjen e topit, ka lojtarë të talentuar dhe është i fortë në fazën fizike, veçanërisht në goditjet standarde.

“E dimë vështirësinë që ka ndeshja e nesërme, pasi Shqipëria e ka detyrim të marrë pikët, të bëjë një ndeshje të bukur në shtëpi para tifozëve të saj. Është një ndeshje e komplikuar para një ekipi që dominon mbajtjen, që dominon shumë lojën e drejtpërdrejtë, që ka prani edhe në goditjet standarte në aspektin fizik.

Është një ekip që kemi luajtur disa herë, ka shumë lojtarë me talente të ndryshme, shumë cilësi në fazën ofensive, shumë cilësi në lojtarët e krahut dhe shumë punë fizike në aspektin mbrojtës. Kemi shembuj se si ata konkurruan në Europian”, tha Alvarez.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit