Kombëtarja shqiptare do të kërkojë rikthimin e saj të hënën, më 24 mars, me ndeshjen përballë Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Ndeshja do të startojë në orën 20:45, dhe për të gjykuar këtë sfidë, UEFA ka caktuar arbitrin austriak, Sebastian Gishamer.
Ai është një emër i njohur, pasi ka qenë edhe arbitër i ndeshjes Debrecen – Kukësi në vitin 2019, e cila pati kritika për vendimet e tij ndaj ekipit shqiptar.