16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elon Musk: Dua të vdes në Mars, jeta në Tokë do të zhduket

Kryesoret

Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe Tesla, ka shprehur dëshirën e tij për të vdekur në Mars, duke argumentuar se jeta në Tokë do të zhduket për shkak të zgjerimit të diellit.

“Dielli po zgjerohet gradualisht dhe, pas 500 milionë vjetësh, mundësisht një miliardë, oqeanet do të vlojnë dhe nuk do të ketë jetë të rëndësishmenë Tokë.

Ndoshta disa bakterie që mund të mbijetojnë në temperatura shumë të larta, por asgjë që mund të ndërtojë raketa,” tha Musk.

Në një deklaratë të fundit, Musk theksoi se pas disa qindra milionë vjetësh, Toka do të bëhet e pabanuar, duke e konsideruar udhëtimin në hapësirë si një mundësi të domosdoshme për mbijetesën e njerëzimit. Ai ka bërë thirrje për interplanetarizëm dhe beson se një civilizim që udhëton në hapësirë ka besim në të ardhmen.

“Udhëtimi në hapësirë është mundësia më e mirë që kemi për të ruajtur jetën e njerëzimit.”

Musk shpreson që SpaceX të dërgojë raketën Starship në Mars deri në fund të vitit të ardhshëm dhe planifikon që njeriu të arrijë atje mes viteve 2029-2031, pavarësisht sfidave të mëdha që paraqet jeta në planetin e kuq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit