Eraldi Kapri ‘Mundësia’ në emsionin 5 pyetjet nga Babaramo tha se partitë e reja janë një mundësi për një model të ri. Ai u shpreh se brezi i ri kërkon një alternativë të re.
“Mendojmë që është fushatë dhe mundësi për të sjellë një model të ri. Ka ardhur koha që në Shqipëri të flietet për një shtet të vogël. Ne besojmë që duhet të ulim taksat e dyfishta dhe të mbështesim punën e SPAK dhe drejtësisë së re. Ky është një model që nuk e kemi pas këtë ndryshim. Me zgjedhjet e ardhshme besoj se do të arrijmë dhe ka ardhur një cikël i ri por edhe brezi të ri që kërkon një alternativë të re. Shpresojmë që të përfaqësohemi në parlament. Në politikë ka një rol të madh besueshmëria dhe integriteti.”, tha Kapri.