-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryesoret

Në një bisedë telefonike të zhvilluar së fundmi, Presidenti rus Vladimir Putin falënderoi Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për rolin e tij në ndërmjetësimin e shkëmbimit të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas një deklarate nga Kremlini, biseda përfshiu gjithashtu diskutime mbi bisedimet ruso-amerikane lidhur me situatën në Ukrainë.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe mbështeti përpjekjet e ndërmarra nga Rusia dhe SHBA, dhe veçanërisht mirëpriti konsultimet midis grupeve të ekspertëve në Riad sot”, tha RIA Novosti.

Ky shkëmbim i fundit i robërve, i ndodhur më 19 mars, përfshiu 175 persona nga secila palë, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe raporton se gjithsej rreth 3,000 robër lufte janë shkëmbyer deri tani me ndihmën e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit