16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Silvinjo bën zgjedhje, tre lojtarë të Kombëtares mbeten jashtë për ndeshjen e sotme

Kryesoret

Lista e Kombëtares për ndeshjen e sotme ndaj Andorrës mbetet e njëjtë si ndaj Anglisë, duke përjashtuar tre lojtarë: Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni, të cilët do të qëndrojnë në tribunë.

Trajneri Silvinjo ka bërë zgjedhje të guximshme për të lënë Hadrojn jashtë, ndonëse ai është i vetmi lojtar me pozicion natyral në krahët e mbrojtjes, përveç Alijit dhe Balliut. Brruti u ftua në mars, por vetëm si rezervë për raste emergjente, ndërsa portieri Simon Simoni ishte një zgjedhje e pritur për të ruajtur ekuilibrin në ekip.

Largimi i këtyre tre lojtarëve është i detyruar nga rregullat e UEFA-s, e cila lejon vetëm 23 lojtarë të jenë të gatshëm për ndeshje. Ndeshja me Andorrën do të fillojë sot në orën 20:45, në “Arena Kombëtare”.Screenshot 2025-03-24 140741Screenshot 2025-03-24 140755Screenshot 2025-03-24 140809Screenshot 2025-03-24 140823

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit