Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij lidhur me një portret zyrtar të tij në Kapitolin e Shtetit të Kolorados, duke e përshkruar atë si “më të keqin që ka parë ndonjëherë”.
Ai ka kritikuar artistin për deformimin e tipareve të tij dhe ka sugjeruar se cilësia e punës ka rënë që nga krijimi i portretit të Barack Obamës, i cili sipas tij ishte “i mrekullueshëm”.
“Askujt nuk i pëlqen një foto apo pikturë e keqe e vetvetes, por ajo në Kolorado, në Kapitolin e Shtetit, e vendosur nga Guvernatori, së bashku me të gjithë Presidentët e tjerë, u shtrembërua qëllimisht në një nivel që edhe unë, ndoshta, nuk e kam parë kurrë më parë.
Artisti bëri gjithashtu Presidentin Obama, dhe ai dukej i mrekullueshëm, por ai që është bërë për mua është me të vërtetë më i keqi. Ajo duhet të ketë humbur talentin e saj teksa u rrit. Në çdo rast, do të preferoja shumë të mos kisha një pikturë, sesa ta kisha këtë, por shumë njerëz nga Kolorado kanë telefonuar dhe kanë shkruar për t’u ankuar.
Në fakt, ata janë të zemëruar për këtë! Unë po i flas në emër të tyre Guvernatorit të Majtë Radikalë, Jared Polis, i cili është jashtëzakonisht i dobët për krimin, veçanërisht në lidhje me Tren de Aragua, i cili praktikisht pushtoi Aurora, për ta rrëzuar atë. Jared duhet të ketë turp për veten e tij!”, shkruan Trump.