-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lukashenko betohet për mandatin e shtatë si president i Bjellorusisë

Kryesoret

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, u betua të martën për mandatin e tij të shtatë si president, por organizatat për të drejtat e njeriut e cilësuan sundimin e tij si “antikushtetues”. Lukashenko u betua gjatë një ceremonie në kryeqytetin Minsk.

Ai i fitoi mbi 86 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të 26 janarit, të cilat u dënuan gjerësisht nga vendet perëndimore si një farsë.

“Ato u zhvilluan në kushtet e një krize të thellë të të drejtave të njeriut, në një atmosferë frike totale të shkaktuar nga shtypja e shoqërisë civile, mediave të pavarura, opozitës dhe të gjithë kundërshtarëve”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të dhjetë organizatave bjelloruse për të drejtat e njeriut të martën.

Më 25 marsi shënohet përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Bjellorusisë në vitin 1918 dhe tradicionalisht festohet nga opozita bjelloruse, shumë prej anëtarëve të së cilës janë detyruar të ikin jashtë vendit, ose janë burgosur nga regjimi i Lukashenkos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit