23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani sekret i sulmeve në Jemen zbulohet aksidentalisht për gazetarët

Kryesoret

Një zbulim befasues është bërë nga kryeredaktori i revistës “The Atlantic”, Jeffrey Goldberg, i cili u përfshi aksidentalisht në një bisedë top-sekrete të ekipit të sigurisë kombëtare të presidentit Donald Trump.

Këshilltari i sigurisë kombëtare, Mike Waltz, e shtoi Goldbergun në një grup të aplikacionit Signal, i cili përdoret për mesazhe të koduara, bashkë me zyrtarë të lartë si sekretari i Shtetit, Marco Rubio, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard.

“Duhet të jetë e vetëkuptueshme, por gjithsesi do ta them, se kurrë s’kam qenë i ftuar në një takim të komitetit të drejtorëve të Shtëpisë së Bardhë dhe gjatë raportimit tim shumëvjeçar për çështje të sigurisë kombëtare, nuk kisha dëgjuar kurrë që një i tillë mblidhet në një aplikacion komercial”, ka shkruar ai në “The Atlantic”.

Goldberg shprehu habinë përfshirëse në një grup kaq të ndjeshëm, duke theksuar se nuk kishte asnjë arsye që të merrte pjesë në diskutime të tilla të sigurisë kombëtare.

Historia tronditëse tregon se detaje operacionale të sulmeve në Jemen u zbuluan padashur. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, është nën hetim për këtë dështim, pasi ai i dërgoi Goldbergut një mesazh mbi planin e luftës para fillimit të sulmeve në Jemen.

“Pete Hegseth, sekretari i Mbrojtjes, më kishte dërguar një mesazh mbi planin e luftës në orën 11:44 të mëngjesit. Bombat filluan të binin në Jemen, në orën 14:00”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit