-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonxhja: Paketë e Maleve për një alternativë ekonomike dhe zhvillim të turizmit malor

Kryesoret

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, prezantoi në Shkodër ligjin për Paketën e Maleve, duke theksuar nevojën për të ofruar një alternativë ekonomike që përfshin turizmin malor, përveç atij bregdetar.

Ai theksoi se zonat malore kanë një potencial të madh për punësim, investime dhe zhvillim turistik, dhe se nuk mund të pritej një proces gradual për zgjidhjen e çështjes së titujve të pronësisë.

“Më duket sikur kam një muaj, jo një vit në detyrë nga ritmi i kryeministrit dhe presioni pozitiv që ditën e parë për Paketën e Maleve.

Duhet të theksoj se kush na çon te vullneti për të patur një zgjidhje, bazuar edhe me shembullin e kontratës 1 euro për asetet publike, që nga viti 2016 e këtej kanë gjeneruar në buxhetin e shtetit 5 miliardë euro në investime nga privati.

Sytë tona janë te ekonomia e maleve dhe pyjeve. Nuk duhet të kemi komplekse për pyjet. Nuk flitet për të prerë pyjet, por për të përpunuar dhe rritur. Në këtë aspekt jemi shimë mbrapa. Gjithashtu për t’i dhënë një alternativë ekonomisë, asaj që kemi kryesore, turizmi bregdetar, duke e çuar turizmin përtej brigjeve, në zona më të thella, në kuptimin edhe të largësisë.

Zonat kanë një potencial ekonomik shumë të fortë. Kanë një potencial të fortë punësim, për turizmin, investime dhe nuk mund të prisnim një proces gradual të zgjidhjes së çështjes së titujve të pronësisë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit