Do të luhen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 31-të të kampionatit “Abissnet Superiore“. Tirana do të përballet në “Arenën Kombëtare” me Bylisin. Sfida do të startojë në orën 18:00.
Ndeshjet e tjera të javës së 31-të do të luhen nesër. Dy takime janë programuar në orën 17:00. Në “Elbasan Arena”, Dinamo City do të përballet me Partizanin, ndërsa në “Niko Dovana” Teuta do të luajë ndaj Skënderbeut.
Java e 31-të mbyllet me sfidën Egnatia – Vllaznia në stadiumin “Egnatia Arena” në orën 20:00.