-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentuan të fusnin mallra kontrabandë 50 mijë euro, arrestohen dy drejtues autobusi

Kryesoret

Dy drejtues autobusi, Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni, janë arrestuar në Portin e Durrësit pasi tentuan të fusnin në Shqipëri mallra kontrabandë me vlerë rreth 50,000 euro.

Gjatë kontrollit të autobusit, policia ka gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, kozmetike dhe pije alkoolike të dyshuara si kontrabandë, pasi ishin pa fatura blerjeje. Të dyshuarit janë akuzuar për kontrabandë mallrash dhe janë arrestuar në flagrancë për veprat penale të kontrabandës.

Policia ka sekuestruar mallrat, autobusin, si dhe celularët dhe pasaportat e të arrestuarve. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për hetime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit