14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

5 vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, Xhixho: Provë korrupsioni, përgjigjia më 11 maj

Kryesoret

Në një postim në rrjetet sociale, Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kujtuar 5-vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar këtë akt si një provë të qartë të korrupsionit dhe një shkelje të rëndë të ligjit.

Sipas Xhixhos, ky veprim barbar, i realizuar në mes të pandemisë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, është një masakër ndaj trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

Postimi:

Dita Ndërkombëtare e Teatrit e gjen Shqipërinë sërish pa Teatrin Kombëtar.
Pesë vjet pasi u shemb pabesisht në mes të pandemisë, në shkelje të Kushtetutës, duke lënë pas rrënojat e dhunës dhe masakrës së kësaj qeverie kundër trashëgimisë kulturore dhe historike, Teatri është prova më e qartë e korrupsionit.

Qëndresa e jashtëzakonshme e artistëve dhe qytetarëve të Tiranës e ktheu Teatrin e vjetër në simbol të rezistencës ndaj keqqeverisjes dhe pazareve të pushtetit qendror e lokal me oligarkët.

Si kryeministër, Ilir Meta ishte njeriu që e ktheu Teatrin Kombëtar në zonë të mbrojtur. Kur ishte President u qëndroi në krah artistëve dhe qytetarëve të Tiranës që nuk u dorëzuan për më shumë se dy vjet, duke u kthyer në gardianë të trashëgimisë kulturore, memories dhe historisë së qytetit.

Si President i Republikës, Ilir Meta e kundërshtoi hapur shembjen në mënyrë antiligjore për të rrëmbyer pronën publike dhe e çoi në Gjykatë Kushtetuese këtë krim.
Ky akt barbar, i kryer tërësisht në shkelje të ligjit, do të marrë përgjigjen e merituar më 11 maj.

Vota për numrin 1, për Koalicionin për Shqipërinë Madhështore dhe Ilir Metën është garanci për ta ndërtuar Teatrin si ishte dhe ku ishte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit