Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, David Simoni dhe Mikelian Toma, pasi ata nuk iu bindën urdhrit të forcave policore për të ndaluar motomjetin me targa të vjedhura në Tiranë.
Pas ndalimit, janë sekuestruar prova materiale, përfshirë 1 motomjet, 2 automjete, një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi kokainë.
Dy personat janë arrestuar për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.