Dinamo fitoi në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit. Goli i Zabërgja në minutën e 60-të solli fitoren e skuadrës. Me këtë fitore, Dinamo mban vendin e dytë me 54 pikë, ndërsa Partizani renditet i katërti me 10 pikë më pak.
Ndërsa Teuta fitoi ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-0. Në pjesën e parë shënoi Toma dhe solli fitoren. Kështu, Teuta ngjitet në vendin e shtatë me 33 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet i fundit me 30 pikë.