Gjimshiti u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 67-të gjatë ndeshjes kundër Andorrës.
Kapiteni i Shqipërisë tregoi se kishte një shqetësim në kavilje, për të cilin kishte vuajtur prej kohësh dhe nuk dëshironte të rrezikonte.
Megjithatë, sipas mediave italiane, dëmtimi i tij nuk është serioz. Qendërmbrojtësi do të jetë i gatshëm për trajnerin Gasperini dhe pritet të luajë këtë fundjavë kundër Fiorentinës.