-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani takon kryeprokurorin holandez: Fokus në luftën kundër pastrimit të parave

Kryesoret

Kreu i SPAK, Altin Dumani, u takua me kryeprokurorin holandez, John Lucas, gjatë vizitës së tij në Holandë. Takimi u përqendrua në luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, çështje që nuk njohin kufij.

Dumani ndodhet në Holandë për një konferencë ndërkombëtare ku po diskutohet krimi i organizuar, me pjesëmarrjen e prokurorëve nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore.

Trafiku i organizuar i drogës dhe pstrimi i paligjshëm i parave nuk ndalen në kufij, dhe as qasja e Holandës për të luftuar këto çështje.

Nga data 25 deri më 28 mars, Holanda po pret një konferencë të rëndësishme ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore, së bashku me aktorë të tjerë. Aktiviteti u hap nga Ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë i Holandës, z. David van ëeel.

Konferenca synon të forcojë dhe koordinojë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar serioz dhe të ndajë perspektivat e përbashkëta.

Prokuroria holandeze është krenare që ka mirëpritur në këtë aktivitet të veçantë në emër të Shqipërisë, Z. Altin Dumani, Drejtues i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK.“, thuhet në njoftimin e ambasadës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit