-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i NATO-s: Nuk është koha për të ecur vetëm, aleanca është e domosdoshme

Kryesoret

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, theksoi se as SHBA dhe as Europa nuk mund të veprojnë vetëm përballë sfidave globale të sigurisë.

Në një mesazh të fuqishëm, ai paralajmëroi për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik dhe e konsideroi NATO-n si një aleancë të domosdoshme për sigurinë e Evropës dhe Amerikës së Veriut.

“Më lejoni të jem absolutisht i qartë, nuk është koha për të ecur vetëm. Jo për Evropën apo Amerikën e Veriut. Sfidat globale të sigurisë janë shumë të mëdha për secilin prej nesh për t’u përballur vetë. Kur bëhet fjalë për mbajtjen e sigurt të Evropës dhe Amerikës së Veriut, nuk ka alternativë ndaj NATO-s”, tha Rutte.

Kjo deklaratë erdhi pas disa raporteve në media që ngrinin shqetësime mbi qëndrimet e ndryshme mes aleatëve, duke theksuar se është jetike të ruhet uniteti përballë kërcënimeve të mëdha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit