-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Riatdhesimi i 19-vjeçarit në Shqipëri, policia: Mamaja tha se djali ishte rrëmbyer në Sierra Leone

Kryesoret

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me riatdhesimin e një 19-vjeçari në Shqipëri, i cili u kthye në atdhe me ndërhyrjen gjithashtu të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropës.
Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin e ndihmës dhe riatdhesimit nga Sierra Leone drejt Shqipërisë i 19 vjeçarit.

Policia e Shtetit, pasi mori në rrugë elektronike nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkesën e një shtetaseje që kërkonte ndihmë nga shteti për kthimin e të birit në Shqipëri, e cila pretendonte se djali i saj 19 vjeçar, ishte rrëmbyer në qytetin Freetoën, Sierra Leone, dhe më pas kishte arritur të shpëtonte duke shkuar në stacionin e policisë së këtij qyteti.

Interpol Tirana koordinoi gjithashtu me Interpol Freetown për kthimin sa më të shpejtë të 19 vjeçarit në Shqipëri.

Oficerët e Policisë së Shtetit udhëtuan drejt Sierra Leone, ku zhvilluan takim me përfaqësues të Interpol Freetown, dhe pas koordinimit të nevojshëm, u mundësua udhëtimi i 19 vjeçarit drejt Shqipërisë, i cili është realizuar pa asnjë problem.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit